Veseli: Albin Kurti më dërgoi emisarë për ta shpëtuar qeverinë e tij

E publikuar: 18/06/2020 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka përjashtuar koalicionet me LVV-në dhe LDK-në.

Veseli në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Albin Kurti i ka dërguar emisar për të shpëtuar rënien e qeverisë së tij.

“Kurti të mos më dërgoj emisarë sikurse që më dërgoi disa ditë para rrëzimit të tij. Kam fakte nëse Kurti insiston në të kundërtën. Njeriu shumë i afërt i tij që është edhe njeri publik i dërguar nga Albin Kurti më ka ardhur për ta parë mundësinë e shpëtimit të qeverisjes së tij”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Veseli thotë se nuk preferon të flasë për takime që bëhen në konfidencialitet por sot po flet për t’i dërguar porosinë Kurtit “që të bëhet më burrë”.

I pyetur për mundësinë e ndonjë koalicioni PDK-LVV në të ardhmen ashtu siç kanë thënë disa deputetë të LDK-së, Veseli është përgjigjur:

“Nuk përjashtoj asnjë parti shqiptare. Por konceptet mashtruese që kanë momentalisht kanë këto qeveri, ajo e para dhe kjo e dyta, është shumë e vështirë se do të ketë ndonjëherë koalicion nëse nuk ndryshojnë thellë”.

Veseli thotë se jeta e tij nuk lidhet me pushtetin por punon në të mirë të shtetit./Telegrafi/