Verstappenit i duhet një veturë e shpejtë për të rivalizuar Hamiltonin

E publikuar: 31/01/2019 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Max Verstappen do të bëhet “çoban” nëse nuk do të arrij të sfidojë Lewis Hamiltonin këtë sezon, pohon ish-shoferi i Red Bull, Robert Doornbos.

Belgu kishte një gjysmë sezoni të shkëlqyeshëm gjatë vitit të kaluar, e cila i solli vendin e katërt Formula 1.

Ndërkohë, Hamilton rrëmbeu titullin e pestë botëror pasi e lë pas me 88 pikë më shumë Sebastian Vettelin.

Red Bulli ka ndryshuar furnizuesit e motorëve nga Renault tek Honda këtë sezon, në një përpjekje për të mbyllur hendekun mes dy ekipeve kryesore.

“Max do të dijë menjëherë se sa i suksesshëm është bolidi i ri, kështu që do të jem kureshtar për të parë fytyrën pas disa xhirove në timon”, tha Doornbos për Ziggo Sport.

“Është e rëndësishme që motori Honda të jetë i besueshëm dhe jo inferior ndaj Ferrarit dhe Mercedesit. Max do të ketë rezultate të mira, sepse vitin e kaluar motori i tij ishte poshtë 70hp”, tha Verstappen.

Ndryshe, Maxit te Red Bulli do t’i bashkohet Pierre Gasly që po e zëvendëson Daniel Ricciardon. /Telegrafi/