Vërshimet në Vietnam: 15 persona humbin jetën, mijëra të tjerë evakuohen

E publikuar: 07/11/2016 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pesëmbëdhjetë persona kanë vdekur, gjashtë janë zhdukur dhe mijëra të tjerë janë detyruar të zhvendosen, si pasojë e vërshimeve që kanë goditur Vietnamin qendror, njofton Departamenti për Parandalimin dhe Kontrollin e Fatkeqësive Natyror.

Për shkak të reshjeve të mëdha dhe të vazhdueshme të shiut, vërshimet i kanë bllokuar rrugët, si dhe kanë shkatërruar më shumë se 200 mijë shtëpi dhe kanë përmbytur më shumë se 40 mijë shtëpi të tjera në 12 provinca të Vietnamit, transmeton Express.

Në total, 12 mijë hektarë tokë bujqësore janë vërshuar, ndërsa më shumë se 40 mijë bagëti dhe shpendë kanë ngordhur në vërshime./Express/