Vërshimet në Pejë, Ndërpritet Mësimi (Video)

E publikuar: 07/03/2016 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lagje të tëra në qytetin e Pejës zgjohen të mbuluara nga uji si pasojë e shiut që ra mbrëmë.

Shiu që ka rënë gjatë të natës së mbrëmshme, ka bërë që një pjesë e madhe e Pejës të vërshohet nga uji.

Shumica e rrugëve të qytetit janë vërshuar nga uji dhe në disa raste është e pamundur edhe të qarkullohet me automjete.

Në teren vërehen edhe ekskavatorë të cilët po intervenojnë ta evitojnë përmbytjen nga vërshimet e ujit. Tri pjesët më të vërshuara për momentin në qytet janë qendra e qytetit, pjesa afër lagjes “Fidanishte” dhe lagja “Kapeshinca”.

Për gjendjen e krijuar, Kryetari i Pejës, Gazemend Muhaxheri tha për KALLXO.com së po mundohen ta kenë situatën nën kontroll nga vërshimet e krijuara.

“Kemi njoftuar edhe Policinë dhe FSK-në. Ekipet e intervenuese  janë në teren duke u munduar t’i parandalojnë  vërshimet e mëdha në tri pikat kryesore te qytetit tek “ Qokolica”, rruga “Xhemajl Kada” dhe te shkolla “Vaso Pasha”. Kemi marrë vendim që edhe procesi mësimor të ndërpritet për shkak te gjendjes se krijuar nëpër rrugët e qytetit. Jemi në dispozicion me të gjitha forcat ta kemi gjendjen nën kontroll”, tha Muhaxheri për KALLXO.com.