Vërshime vdekjeprurëse në Tetovë (Foto)

E publikuar: 04/08/2015 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katër persona e kanë humbur jetën, një vajzë  llogaritet si e zhdukur dhe disa të tjerë janë lënduar nga vërshimet dhe stuhia e fuqishme që kanë goditur të hënën në mbrëmje rajonin e Tetovës në Maqedoni.

Tre nga viktimat janë të fshatit Shipkovicë, dy fëmijë dhe një i moshuar. Një fëmijë tjetër ka humbur jetën në fshatin Reçicë e Vogël.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Reshjet e shiut kanë qenë aq të fuqishme, sa që kanë mjaftuar 15 minuta që lumi Pena të dalë nga shtrati dhe të vërshojë tërë qytetin.

Gjendja më e rëndë paraqiteti në zonat malore ku fshatra të tëra mbeten të izoluara për shkak të bllokimit të rrugëve nga drunjët dhe gurët.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka formuar shtabin e krizës për të koordinuar aktivitetetet në ndihmë të popullatës së goditur nga vërshimet, ndërsa në dejtim të zonave të goditura kanë shkuar edhe ekipe të zjarrëfikësve nga Shkupi, por edhe ekipe të tjera për rastet e krizave.

Qeveria e maqedonisë të martën do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme, për të shqyrtuar gjendjen në zonat e përmbytura, ndërsa pritet të dalë edhe me masa në ndihmë të popullatës së rrezikuar.

/rel/