Vërshime në Viti, apelohet për kufizim qarkullimi

E publikuar: 28/03/2015 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjendje alarmante vazhdon të jetë në disa fshatra të komunës së Vitisë si pasojë e vërshimeve, pas reshjeve të shiut gjatë gjithë natës së kaluar dhe që po vazhdojnë edhe sot.

Autoritetet komunale të Vitisë, janë në terren, ndërkohë kanë apeluar për kujdes tek qytetarët dhe kufizim të lëvizjeve në zonat e vwrshuara.

Naser Haziri përgjegjës komunal i sektorit për Siguri dhe Emergjence, ka apeluar tek qytetarët që të jenë të vëmendshëm gjatë qarkullimit në rrugët e fshatrave Budrikë, Renik, Skifteraj e Radivojcë.

“Është situatë alarmante dhe mund të ketë përkeqësim në bazë të asaj që po shihet sepse të reshurat po vazhdojnë. Rruga për në fshatin Skifteraj është vështirësuar dhe kalimi me vetura është pamundësuar. Së bashku me kryetarin e komunës dhe ekipet tjera të Shërbimeve Publike etj, po vizitojmë tani edhe fshatin Budrik ku për çdo moment mund të ketë vërshime nëse uji del nga shtrati I lumit Morava”, tha Haziri. /VitiaLive/