Vërshime edhe në Gjilan

E publikuar: 28/03/2015 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të qytetit e fshatra, ndërsa Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe për Mbrojtje dhe Shpëtim ka dalë në terren për të ndihmuar qytetarët.

Sokol Haziri, drejtor i Shërbimeve Publike, ka thënë se gjatë ditës së sotme është intervenuar në fshatin Kuvcë e Epërme, ku situata ka qenë më e vështirë për shkak të daljes nga shtrati i përroskës, meqë rast kanë arritur ta evitojnë problemin.

Ai tha se është intervenuar po ashtu edhe në rrugën e Bujanocit tek objekti i gjykatës, në pjesën e poshtme të lagjes “Reshat Ymeri”, pastaj në fshatin Shillovë i banuar nga komunitetit serb më saktësisht te shkolla e fshatit, në Livoq të Poshtëm, e të tjerë.

Komuna e Gjilanit apelon tek qytetarët që për çdo problem që iu shfaqet si pasojë e reshjeve të shiut të lajmërohen në numrat emergjent dhe do t’u dalë në ndihmë me të gjitha kapacitetet e saj.