Verona – Milan: Formacionet zyrtare

E publikuar: 17/12/2017 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milan do të mundohet të rrëmbej edhe fitoren e dytë rresht në Serie A.

Kuqezinjtë do të jenë mysafirë të skuadrës së Veronës, e cila për momentin zë vendin e parafundit të renditjes tabelore.

Tashmë trajnerët e te dyja skuadrat kanë publikuar formacionet startuese, ku ka disa ndryshime të vogla.

Genaro Gatusso nuk do ta ketë në dispozicion mbrojtësin italian, Andrea Contin.

Te vendasit nuk do të luajë mesfushori Mattia Zaccagni, i cili nuk ka mundur me kohë të shërohet.

Verona: Nicolas, Ferrari, Heurtaux, Caracciolo, Caceres, Romulo, Buchel, Zuculini, Verde, Valoti, Cerci

Milan: Donnarumma; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Montolivo, Bonaventura; Suso, Kalinic, Borini