A vepron Kosova çka i thotë SHBA-ja? Kjo është përgjigja e ambasadorit amerikan në Serbi

E publikuar: 27/06/2017 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, tha se aktivitetet e Rusisë në rajon janë veprime të këqija, sepse ato nuk i kontribuojnë aspak stabilitetit, por edhe nuk bëjnë mirë për zbatimin e qëllimeve strategjike të Serbisë.

Sipas Scott, angazhimi i Rusisë në mënyrë aktive në minimin e vendeve fqinje dhe përdorimi i tyre në tokën serbe është ndikim malinj i Rusisë.

Ambasadori tha se Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se qendra humanitare ruse në Nish, në fakt, është qendër e spiunazhit.

Më tutje, Scott tha se vizita e presidentit të Serbisë në Uashington është mundësi e mirë për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve.

Ambasadori amerikan, shprehi shqetësimin edhe në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe komenteve të liderëve të të gjithë rajonit, pasi sipas tij këto komente mund të qojnë në përsëritje të historisë së viteve ’90 dhe ’40.

“Shtete e Bashkuara presin që qeveria e re e Kosovës do të zbatoj të gjitha marrëveshjet e Brukselit”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Duke folur për formimin e qeverisë së re të Kosovës, Scott ka thënë, se kush do që të formojë Qeverinë duhet të zbatojë plotësisht të gjitha marrëveshjet e Brukselit, por ai ka thënë, se të njëjtën gjë e pret edhe nga Beogradi.

“Nuk di se kush do të jetë kryeministër i ri i Kosovës, por SHBA pret që, kushdo që të jetë, të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e arritura përmes dialogut, poashtu ne presim edhe nga pala serbe”, ka thënë Scott.

I pyetur për qëndrimet e kandidatëve për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurtit dhe kundërshtimet e tyre ndaj vazhdimit të dialogut me Beogradin, mos formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, Scott ka deklaruar se kjo është punë e ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë që të analizojë atë që ndodh në Kosovë.

Scott ka mohuar pretendimet e Serbisë se politikanët e Kosovës bëjnë atë që thotë SHBA dhe shtoi se Kosovë është shtet i pavarur dhe bënë atë që i duket më e arsyeshme dhe për të mirën e vendit pa u ndikuar nga askush.