Venezuelë: Trazirat për bukë shkaktojnë tre të vrarë dhe 16 të plagosur

E publikuar: 13/01/2018 04:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy ditë protestash dhe grabitje në dyqane në Venezuelën perëndimore për shkak të mungesave në ushqime, kanë lënë të paktën tre persona të vdekur dhe 16 të tjerë të plagosur.

Kryebashkiaku i Arapuey-s në shtetin e Meridas tha për gazetën El Universal se mes të vdekurve është dhe një 17-vjeçar që u qëllua gjatë një demonstrate të mërkurën dhe dy të tjerë që u vranë me armë zjarri të enjten, në një dyqan ndërsa njerëzit mbanin radhë për ushqime.

Presidenti i Federatës Kombëtare të Blegtorëve tha se turma njerëzish sulmuan të paktën dy ferma dhe therën lopët.

Një ligjvënës i opozitës postoi një video në Twitter që tregonte me shumë se 10 vetë që sulmonin me gurë dhe hanxhar një lopë ndërsa një prej tyre shprehej se: “jemi të uritur. ”

Kriza ekonomike në Venezuelë po thellohet.