Vendosin ta rinovojnë tualetin, çifti bashkëshortor gjejnë në mure fotografinë dhe mesazhin e fshehur 23 vite më parë (Foto/Video)  

E publikuar: 05/07/2018 23:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një çifti bashkëshortor nga Kalifornia, të cilët derisa po rinovonin tualetin e shtëpisë hasën në diçka që i la me gojëhapur.

Alex dhe Jess Monney nga San Jose, Kaliforni, kanë gjetur një mesazh të fshehtë të fshehur brenda murit, si dhe një fotografi të çiftit që ishin pronar të mëparshëm të shtëpisë, transmeton Telegrafi.

Bëhej fjalë për çiftin Shinseki që kishin jetuar në këtë shtëpi deri në vitin 1995, të cilët gjithashtu kishin një lepur që duket edhe në fotografinë e gjetur.

“Nëse po e lexoni këtë, do të thotë se jeni duke e rinovuar tualetin. Çfarë nuk është në rregull me tualetin që e kemi rinovuar ne?”, shkruante në mesazhin e fshehur në mure.

Çifti Monney kanë vendosur ta shpërndajnë në rrjetet sociale mesazhin që e kanë gjetur. Në Twitter kjo fotografi ka marrë mijëra pëlqime, kurse në Reddit është shikuar nga më shumë se 80 mijë persona.

Letra e fshehur 23 vite më parë, ka inspiruar të tjerët që të shpërndajnë mesazhet dhe gjërat tjera që i kanë gjetur në muret e shtëpisë. /Telegrafi/