Vendos opozita: Gjykata Speciale dërgohet në Kushtetuese

E publikuar: 07/08/2015 00:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Në koordinim me dy subjektet e tjera opozitare, vendimin e Kuvendit për Specialen do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, meqë ishte i padrejtë dhe jokushtetues”, thotë Albulena Haxhiu për Epoken e re.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetare e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar se themelimi i Gjykatës Speciale do ta dëmtojë shumë Kosovën në aspektin ndërkombëtar, njëkohësisht do të paraqesë një pasqyrë të shtrembëruar të shqiptarëve dhe UÇK’së, duke ua mveshur faturën e krimeve të kryera në luftë. Ajo ka thënë se Kosovës nuk i nevojitet kjo gjykatë e cila do ta bëjë persekutimin e shqiptarëve.

Haxhiu ka bërë me dije se në diskutime me Nismën dhe AAK’në janë pajtuar që vendimn e Kuvendit për Specialen ta dërgojë në Kushtetuese.