Vendimi për taksën, i pakoordinuar

E publikuar: 02/02/2019 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj ka hapur “luftë” në shumë fronte, për shkak të rezistimit në heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe e boshnjake. Heqjen ose pezullimin e taksës po e kërkojnë partneri i madh i koalicionit (PDK), presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian. Vendi mund të shkojë shpejt në zgjedhje të parakohshme nëse nuk arrihet kompromis për taksën, shkruan Gazeta “Zëri”.

Njohësi i çështjeve politike Rasim Alija ka konsideruar se çështja e taksës është shndërruar në instrument politik për ta lëkundur stabilitetin e Qeverisë. Sipas tij, tashmë palët janë pozicionuar karshi taksës dhe e kanë problem të ndërrojnë qëndrime. Porse mënyra se si është marrë vendimi për një gjë të tillë sipas Alijës, nuk ka qenë e duhura.

“Vendimi për taksën ka qenë i padakorduar dhe i paanalizuar me të gjitha institucionet e vendit. Rrjedhimisht pa një analizë se cili do të jetë efekti përfundimtar i këtij vendimi dhe efektet e saj brenda e jashtë vendit. Duke qenë e tillë është shndërruar edhe në betejë se kush është proamerikan e kush antiamerikan, duke reduktuar zgjidhjen e problemit në akuza e kundërakuza”, ka deklaruar ai.

Por pavarësisht presioneve Alija ka vlerësuar se Haradinaj nuk do të zmbrapset nga vendimi për tarifën e vendosur ndaj produkteve serbe. “Unë besoj që kryeministri nuk do të heqë dorë nga taksa. Kjo është ripërsëritur në të gjitha qëndrimet e tij. Kreu i Qeverisë e di se po ta hiqte taksën do të rezultonte me zbehje të përkrahjes së elektoratit. Gjithashtu e di se të parët që do ta akuzonin dhe do ta përdornin në favor të tyre një vendim nga tërheqja prej taksës do të ishte PDK-ja”, ka theksuar ai.

Varësisht se çka do të ndodhë në ditët në vijim, sipas tij, do ta përcaktojë edhe të ardhmen e koalicionit, rrjedhimisht edhe shkuarjen ose jo të vendit në zgjedhje të parakohshme.

Pavarësisht tij, njohësi i çështjeve politike Arton Demhasaj ka konsideruar se mund të ketë zbutje të qëndrimeve të kryeministrit sa i takon tarifës së vendosur para më shumë se dy muajsh. “Pres që në ditët e ardhshme do të ketë një zbutje të qëndrimeve sa i përket taksës dhe janë dy opsione, të cilat mund të ndodhin. Pra ose të pezullohet taksa dhe të shkohet drejt një dialogu më të shpejtë, në mënyrë që sa më shpejt të arrihet marrëveshja”, është shprehur ai.

Qeveria sipas Demhasajt, mund të kërkojë një lloj garancie nga SHBA-ja për dialogun dhe njëkohësisht mund të kërkojë të shtohet presioni te Serbia, që ajo të mos vazhdojë të përdorë politika destruktive nëpër botë, në mënyrë që taksa të pezullohet. Megjithëkëtë, ai nuk ka përjashtuar edhe opsionin e dytë, kryeministri të ngulë këmbë që taksa të mbetet. Por po qe se ndodh ky skenar, atëherë sipas tij mund të ndikojë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme./ZËRIThanks to this app you will finally start speaking a new language (In only 3 weeks)Babbel10 Most Beautiful African Actresses – Check out Who Is from SerbiaEverydaychimpThe Must-Play City Building Game of the DecadeForge Of Empires – Free Online GameThe Must-Play Strategy Game of the YearGrepolis – Online Free Game11 Best Exercises For Your AbsFitness EngageList Of Best Foods To Promote Hair GrowthFood Preventby TaboolaSponsored LinksTë rekomanduaraVendimi për taksën, i pakoordinuarshkurt 02, 2019Matoshi: Ideja për ndryshimin e territoreve…shkurt 02, 2019Deputeti i Listës Serbe po merr pjesë në seancën e KuvenditAKTUALEshkurt 02, 2019LDK dhe VV nuk votojnë ligjet për administratën shtetërore dhe atë për zyrtarët publikAKTUALEshkurt 02, 2019Miratohet edhe projektligji për zyrtarët publikAKTUALEshkurt 02, 2019Seanca e Kuvendit të Kosovës, kalon pika e parë e rendit të ditësAKTUALEshkurt 02, 2019Yagcilar: Nëse votohen Projektligjet do të kemi administratë më të zhvilluarAKTUALEshkurt 02, 2019Opozita kërkon largimin e qeverisë ‘Haradinaj’AKTUALEshkurt 02, 2019

Më të lexuaratAKTUALEjanar 31, 2019Thaçi takohet me Kosnettin, tregon se kur pritet ‘vendimmarrja e madhe’AKTUALEjanar 31, 2019Thaçi: Marrëveshja me Serbinë nuk mund të bëhet pa ‘korrigjuar’ kufijtëAKTUALEjanar 31, 2019Ahmeti tregon për ‘ndëshkimin’ që do ia jep SHBA-ja Kosovës nëse nuk hiqet taksaAKTUALEjanar 31, 2019Takimi për taksën, ambasadori francez largohet nga presidencaAKTUALEjanar 31, 2019Takimi me liderët, Kosnett i nervozuar përplas derënAKTUALEjanar 31, 2019Kosnett kundër idesë së Konferencës, thotë se do të hapte çështjen e pavarësisë

Priyanka Chopra And Deepika Padukone Face Off In New Duel