Vendime drastike të Qeverise për aktivitetet kulturore e sportive: Mësoni ndryshimet

E publikuar: 27/07/2020 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga nesër në vendin tonë, Qeveria ndalon aktivitetet rekreative kulturore sportive në ambiente të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë shkollat e futbollit dhe sporteve tjera, trajnimet e të gjitha lëmive.

Po ashtu, me anë të propozim-vendimit për masat e reja për ta luftuar COVID-19, të siguruar nga klankosova.tv, bëhet e ditur se lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19.