Vendi ku edhe femrat bëhen synet, gjysma e tyre vdesin (Foto)

E publikuar: 01/11/2016 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në disa vende në botë, disa femra bëhen synet. Atyre u hiqet një pjesë ose gjithë klitori. Pasojat mund të jenë shumë të rënda.
Një fotoreportazh, që tregon tmerrin, dhimbjen, vuajtjen dhe lotët e vajzave afrikane gjatë ceremonisë së “synetllëkut” ose prerjes së klitorit vjen nga fotografi Siegfried Modola.

Fotot tregojnë qartë frikën dhe lotët e vajzave, të cilat shihen të rreshtuara përpara fshatarëve, të cilët kryejnë këtë rit mizor, i cili është i paligjshëm në Kenia. Por fiset vazhdojnë ta kryejnë këtë mizori, pasi, sipas tyre, synetllëku tek femrat është një rit që tregon kalimin nga vajzëria, në gra që janë gati për t’u martuar.

Fotografi Siegfried Modola ka sjellë përmes fotove këtë ceremoni në Kenian rurale për katër vajza adoleshente të fisit Pokot, në Baringo.

Më shumë se një e katërta e grave keniane i janë nënshtruar përvojës së hidhur, edhe pse praktika u shpall e jashtëligjshme tre vjet më parë.

Kjo traditë, e cila mendohet se bëhet për të shuar kënaqësinë seksuale tek femrat, jo në pak raste ka rrezikuar seriozisht jetën e të rejave që nuk i shpëtojnë dot ritit torturues.

Organizatat e të drejtave të njeriut kanë reaguar ashpër duke e quajtur këtë një gjymtim të femrave.