Vendet e G7 do të simulojnë një sulm kibernetik

E publikuar: 10/05/2019 18:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fuqitë Perendimore për herë të parë do të demonstrojnë një sulm kibernetik mbi sektorin financiar muajin e ardhshëm thanë zyrtarët Francezë.

Ushtrimi do të organizohet nga Banka Qendrore Franceze nën presidencën e Francës në G7 dhe do të bazohet në një skenar ku një komponent teknik i përdorur gjerësisht në sektorin financiar infektohet nga maluerë.

Institucione si Banka Qendrore Evropiane dhe Banka e Anglisë kanë kryer testime të tilla por testimi i Qershorit do të jetë e pari i cili bëhet në nivel të G7.

Sektori financiar është ndër më të goditurit nga sulmet kibernetike duke zënë 19% të sulmeve sipas një studimi të fundit nga IBM.

Shumë vende në vitet e fundit kanë rritur kontrollet e sigurisë dhe kapacitetet për tu përgjigjur këtyre sulmeve.

Megjithatë autoritet financiare të Francës dhe Gjermanisë thonë se kërkesat në vend të tjera jashtë G7-ës janë më të pakta duke krijuar një incentivë për firma të zhvendosin operacionet në këto vende dhe ulur kostot. /PCWorld Albanian