Vendet e BE-së nënshkruajnë marrëveshjen e cila i hap rrugë 5G-së

E publikuar: 02/03/2018 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendet e Bashkimit Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për të liruar frekuencat të cilat do të përdoren për shërbimet 5G për 20 vitet e ardhshme, një përpjekje e bllokut për ndjekur hapat e SHBA dhe Kinës.

Grupi lobimit ETNO, pjesë e të cilit janë Orange, Telefonica dhe Telecom Italia, kanë kritikuar marrëveshjen duke thënë se nuk është ambicioze dhe një axhendë 25 vjeçare ishte e nevojshme.

Megjithatë akordi i përkohshëm i arritur erdhi pas disa muajsh mosmarrëveshje mes vendeve anëtare të BE-së.

Shërbimet 5G pritet të sjellin jo vetëm telefonë me rrjete më të shpejta, por gjithashtu makina të ndërlidhura dhe sensorë industrialë.

Sipas marrëveshjes, 5G do të jetë e disponueshme në vendet e bllokut deri më 2020-ën ndërsa frekuenca janë të garantuar për 20 vitet e ardhshme.

Aktualisht tregu 5G më i madh në botë është Kina. /PCWorld Albanian