Vende të lira pune në Panairin e Punës

E publikuar: 31/05/2016 09:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kosovë hapet Panairi i Punës, ku marrin pjesë 40 kompani nga Gjermania, të cilat do t’i prezantojnë mbi 900 vende të reja të punës.

Në mesin e këtyre kompanive bëhet e ditur se do të ketë kompani gjermane, që udhëhiqen nga shtetasit gjermanë, kompani nga Gjermania që udhëhiqen nga shqiptarët, si dhe do të ketë kompani edhe nga Kosova.

Panairi i Punës organizohet nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, e mbështetur nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Qendra Informative Gjermane për Migracion, Arsim dhe Karrierë (DIMAK), dhe në bashkëpunim me institucionet e Kosovës.

“Janë mbi 900 vende të reja të punës. Kjo nuk është një shifër që nuk është e pakonfirmuar, por që realisht pjesa dërmuese e kompanive që janë prezent në këtë panair kanë nevojë realisht për këto vende pune. Ka kompani që kanë kërkuar 30 deri në 40 punëtorë”, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, Ejup Gojnovci nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Investimet gjermane në Kosovë janë konfirmuar ditë më parë edhe nga përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka paralajmëruar hapjen e një fabrike për përpunimin e ushqimit në Podujevë, ku ishte theksuar se do të punësohet deri në 800 persona./rel/