Vëllai i Thaçit sulmoi dy persona për shkak të taksës së mërgimtarëve në kufi

E publikuar: 24/10/2018 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vëllai i presidentin Hashim Thaçi, Gani Thaçi, i ka sulmuar fizikisht Blerim Pushkollin dhe sllovenin Gianni Sokolic për shkak të një takse që u merret mërgimtarëve në kufi.

Metro ka mësuar se deri tek përplasja ka ardhur pasi si pikë e rendit të ditës në mbledhjen që po mbahej ishte kjo taksë.

Bëhet fjalë për ‘policën kufitare’, e cila paguhet prej mërgimtarëve. Përplasja lidhej me atë se, vëllai i presidentit kishte propozuar një kompani, ndërkaq pas kundërshtimit të dy viktimave, i pari kishte sulmuar fizikisht.

Kjo kompani private që do ta fitonte tenderin për policën kufitare të mërgimtarëve do të bënte grumbullimin e parave dhe do ta dorëzonte në arkat e Byros Kosovare të Sigurimeve nëpërmjet bankës.

Metro po ashtu mëson se rasti i mosmarrëveshjes ka filluar qysh gjatë ditës së djeshme (e martë) mes Blerim Pushkollit dhe Gani Thaçit.

Kujtojmë se viktima të Gani Thaçit ishin drejtori drejtori ekzekutiv i Byros Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli dhe kryetari slloven të Bordit dhe Këshillit Administrativ, Gianni Sokolič, i cili është edhe kryeshef ekzekutiv i kompanisë private të sigurimeve “Illyria”.

Policia e Kosovës akoma nuk kanë dhënë detaje për rastin, mirëpo mësohet se ata kanë dalur në vendin e ngjarjes për t’u marrë me të./gazetametro.net