Vëllai i Floyd kërkon që OKB-ja të hetojë racizmin dhe dhunën e policisë në SHBA

17.06.2020 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vëllai i Floyd kërkon që OKB-ja të hetojë racizmin dhe dhunën e policisë në SHBA

Vëllai i George Floyd – afrikano-amerikanit që vdiq muajin e kaluar derisa ishte në mbajtje të policisë në Mineapolis – i ka bërë thirrje Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara (UNHRC), që të nisë një hetim të pavarur mbi “vrasjen e personave me ngjyrë nga policia” në Shtetet e Bashkuara dhe “dhunës së ushtruar ndaj protestuesve paqësorë”, transmeton Radio Evropa e Lire.

Philonise Floyd i bëri këto komente përmes një video-mesazhi të transmetuar në Këshillin në Gjenevë, teksa ky organ i OKB-së mbajti debatin mbi racizmin dhe brutalitetin e policisë.

Debati në këtë këshill të OKB-së u thirr me kërkesë të vendeve afrikane, të cilët po kërkojnë nisjen e hetimeve lidhur me brutalitetin e policisë dhe diskriminimi racor në SHBA.

Ky debat pason protestat masive për javë të tëra në SHBA dhe në vendet e tjera të botës, kundër brutalitetit të policisë dhe pabarazisë racore, që u nxitën nga vdekja e Floyd më 25 maj.

Floyd vdiq pasi gjatë arrestimit një polic me ngjyrë të bardhë i kishte bërë presion me gju në qafë për pothuajse nëntë minuta.

Vdekja e një personi tjetër me ngjyrë në SHBA, Rayshard Brooks, që u qëllua dy herë në shpinë nga policia në Atlanta më 12 qershor, nxiti po ashtu protesta të dhunshme.

“Ju në OKB keni fuqinë që të na ndihmoni të kërkojmë drejtësi për vëllanë tim, George Floyd”, deklaroi Philonise Floyd përmes një video-mesazhi.

“Jeta e personave me ngjyrë në SHBA nuk ka vlerë. Siç e kam parë në incizim vëllanë tim teksa torturohej dhe vritej, është e njëjta mënyrë sesi trajtohen njerëzit me ngjyrë nga policia në Amerikë”, tha Floyd.

Michelle Bachelet, zyrtare e lartë për të drejtat e njeriut në OKB kritikoi “brutalitetin” që u përdor gjatë vrasjes së Floyd dhe paralajmëroi se kjo ngjarje po simbolizon “racizmin sistematik që prek miliona njerëz që kanë prejardhje afrikane”.

Ndërkaq, presidenti amerikan, Donald Trump më 16 qershor nënshkroi një urdhër ekzekutiv që do të rrisë fondet për trajnimin e policëve gjatë arrestimeve të të dyshuarve.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Viti – Aksident trafiku me lëndime

Viti – Aksident trafiku me lëndime

Hakohen llogaritë në Twitter të B. Gates, Obama dhe Elon Musk, shesin bitcoin, FBI nis hetimin

Hakohen llogaritë në Twitter të B. Gates, Obama dhe Elon Musk, shesin bitcoin, FBI nis hetimin

BE-ja mblidhet për të diskutuar planin e rimëkëmbjes ekonomike

BE-ja mblidhet për të diskutuar planin e rimëkëmbjes ekonomike

Pacientët me kancer: Shanse të njëjta nga kapja e virusit, por rrezik më të madh nga sëmundja

Pacientët me kancer: Shanse të njëjta nga kapja e virusit, por rrezik më të madh nga sëmundja

Bëhet thirrje për respektim të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve

Bëhet thirrje për respektim të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve

Mbi 74 mijë të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në ShBA

Mbi 74 mijë të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në ShBA

OKB bën apel rekord për fonde kundër koronavirusit

OKB bën apel rekord për fonde kundër koronavirusit

Vuçiq e pyet Hotin a di serbisht, shikoni si përgjigjet Kryeministri i Kosovës

Vuçiq e pyet Hotin a di serbisht, shikoni si përgjigjet Kryeministri i Kosovës

Blerim Latifi ka dy fjalë për xhaminë që po ndërtohet në Prishtinë

Blerim Latifi ka dy fjalë për xhaminë që po ndërtohet në Prishtinë

Vdes një polic nga Coronavirusi

Vdes një polic nga Coronavirusi

Baton Haxhiu thotë se PDK duhet të futet në Qeveri

Baton Haxhiu thotë se PDK duhet të futet në Qeveri

Lladrovci: “Unë dhe Trump jemi si të njëjtë”

Lladrovci: “Unë dhe Trump jemi si të njëjtë”

Thaçi: Unë e përfundova dëshminë, nëse gjykatësi dhe prokurori janë të paanshëm përfundimi është se s’kam kryer krime

Thaçi: Unë e përfundova dëshminë, nëse gjykatësi dhe prokurori janë të paanshëm përfundimi është se s’kam kryer krime

Matoshi: Kosova notë proteste Brukselit, Komisioneri për Zgjerim duhet ta sqarojë skandalin në Ambasadën e Serbisë

Matoshi: Kosova notë proteste Brukselit, Komisioneri për Zgjerim duhet ta sqarojë skandalin në Ambasadën e Serbisë

Lajçak tregon për temat që u biseduan në takimin Hoti-Vuçiq

Lajçak tregon për temat që u biseduan në takimin Hoti-Vuçiq

​Hoti pas takimit me Vuçiqin: Kishte progres rreth njohjes reciproke

​Hoti pas takimit me Vuçiqin: Kishte progres rreth njohjes reciproke