Vëllai i Donjeta Pajazitajt tregon për telashet me “pleqnarët e fshatit”: Po na detyrojnë të ikim

E publikuar: 09/04/2019 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak kohë pasi që u dhadënim i përjetshëm për vrasësin e Donjeta Pajazitajt, vëllau i viktimës, Shkëlqimi ka shkruar për problemet që po has familja e tij në fshat.

Sipas tij, ata janë të detyruar që të ikin nga fshati për të gjetur qetësi shpirtërore, por se pleqëria e fshatit po hapin plagë me rregullat e tyre kanunore, shkruan lajmi.net.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se këto lloj gjërash duhet të ndalen.

Statusi i plotë i Shkëlqim Pajazitajt:

(Qe 41 muaj pa ty)

Mbas nje lehtsimi sa do te vogel nga #Drejtesia,

jane ata te cilet hapi plagë te reja

Ata te cilet meren me rregulla #Kanunore (Pleqeria e Fshatit)

Edhe pse ne menyr jo te deshirueshme familja e #Donjetes, largohet nga fshati ne menyr qe sa do pak te gjeje qetesi shpirtrore, por jan ata pikerisht pleqeria e fshatit qe hapin plagë ne zemer, jo duhet dhenë besë, jo keshtu jo ashtu!, Po sikur te ju ndodhete ju keshtu si do te vepronit?

Mosni ju more #Pleqnar, mosni ju more #Tradhetar, po ju mare duhet me ju ardh, po ju jeni ata te cilet e keni perkrar kur e ka vrar një 12a13 vjeqar

Mosni ju more #Pleqeni mosni ju more #Faqezi, mos veproni me #Tradheti, e per pasuni se ne strellc gjithë ka pas #Burrni. /