Veliu takohet me shefin e OSBE-së, ja për çfarë biseduan

E publikuar: 02/07/2020 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

“Biseduam për prioritetet e ministrisë̈ dhe situatën aktuale të ballafaqimit me pandeminë COVID-19”.

“Ambasadorin Braathu e njoftova për masat që ka ndërmarrë MPB-ja në luftimin e këtij virusi dhe që kanë për qëllim ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm publik”, ka shkruar Veliu në Facebook.