Veliu: Sot është Dita Botërore për Refugjatë, ditë që populli kosovar duhet ta kujtojë

E publikuar: 20/06/2020 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se sot është Dita Botërore për Refugjatë, ditë që populli kosovar duhet ta kujtojë edhe për shkak të historisë dhe përvojës sonë ende të freskët.

Sipas Veliut, numri i refugjatëve është edhe më i theksuar kur merret parasysh se numri i personave të zhvendosur është rreth 79.5 milionë.

“Institucionet e Republikës së Kosovës dhe në veçanti Ministria e Punëve të Brendshme ka punuar dhe vazhdon të punojë çdo ditë së bashku me institucionet vendore, UNNHCR-në, organizatat partnere të saj dhe me organizata tjera ndërkombëtare në mënyrë që të gjithë së bashku t’ua mundësojmë azil-kërkuesve dhe refugjatëve një trajtim të dinjitetshëm dhe të drejtë”, ka shtuar ministri Veliu.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të tij:

Në këtë drejtim, ne kemi hartuar legjislacionin që është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe regjionale që garanton liritë dhe të drejtat e refugjatëve dhe azil-kërkuesve. Poashtu janë krijuar strukturat dhe mekanizmat e duhur që mundësojnë zbatimin e duhur të legjislacionit duke mundësuar kështu që azil-kërkuesit dhe refugjatët t’i gëzojnë të drejtat e tyre.

Edhe në këtë kohë të pandemisë me COVID-19, trajtimi jonë për azil-kërkuesit dhe migrantët në Republikën e Kosovës ishte në nivel të lartë. Jemi përkujdesur që të gjithë të jenë të mbrojtur nga rreziku i infektimit përmes sigurimit të pajisjeve të nevojshme, ofrimit të informatave të nevojshme rreth mbrojtjes nga pandemia, si dhe duke ofruar shërbime edukative gjatë muajve të izolimit. Mendojmë se fakti që nuk ka asnjë të infektuar me virusin COVID-19, është dëshmi e punës sonë të palodhshme dhe përkujdesjes sonë institucionale ndaj refugjatëve dhe azil-kërkuesve.