Veliu: PDK nuk mund ta prishë koalicionin njëanshëm

E publikuar: 24/04/2017 23:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka mohuar zërat se mund të ketë prishje të koalicionit.
Sipas tij, dy partitë politike, PDK dhe LDK, kanë një marrëveshje, andaj edhe nuk mundet të ndodh prishja e koalicionit njëanshëm.

“Nuk e di se do të ketë prishje të koalicionit. Unë nuk merrem me zëra se çka po flitet. Koalicioni është bërë me një marrëveshje dhe nuk besojë se do të ketë prishje të koalicionit. Nuk pres njëherë për njëherë të ketë prishje të koalicionit. Koalicioni PDK-LDK është bërë me një marrëveshje dhe nuk mund të prishet njëanshëm”, ka thënë ai për Indeksonline.

Megjithëse mohon të ketë prishje koalicioni, Veliu thotë se LDK është e gatshme për zgjedhje.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme kurdo që mund të mbahen zgjedhjet”, ka thënë Veliu.

Ndryshe, kohëve të fundit janë rritur zërat për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Eksponentë të lartë të PDK-së, hapur po bëjnë thirrje qe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Nga ana tjetër, opozita në Kosovë po tregohet e vendosur që të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme duke proceduar në Kuvend mocionin për rrëzimin e qeverisë.