Veliu: Nuk do ta mbajë foton e Thaçit në zyrë, e kam atë të Rugovës

E publikuar: 01/03/2016 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndonëse ka qenë njëri nga ata që ka theksuar se deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),duhet  ta votojnë Hashim Thaçin për president, kryetari i Podujevës dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Agim Veliu, duket që nuk do të jetë i lidhur edhe emocionalisht me Thaçin si president.

I pyetur në emisionin Zyra e Ankesave, të RTV Dukagjini, nëse do ta mbajë në zyrë foton e presidentit ashtu siç e kërkon ligji, Veliu ka thënë se e mban foton e Ibrahim Rugovës.