Veliu: Do të angazhohem për më të mirën në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit

E publikuar: 14/07/2020 23:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, i cili është emëruar Koordinator Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit, ka thënë se do të angazhohet për ta bërë më të mirën në këtë drejtim.

“Për ta kapitalizuar me punë të suksesshme besimin që më është dhënë do të bashkëveproj në koordinim të plotë me institucionet relevante, vendore e ndërkombëtare”, ka thënë Veliu.

“Me gjithë kapacitetin tim personal, e profesional, do të angazhohem për ta bërë më të mirën në një fushë me rëndësi për vendin. Edhe kjo detyrë, si secila deri më tani, nuk është privilegj, por përgjegjësi karshi shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”./FO/