‘Vejusha e Zezë’ dënohet më vdekje: Vriste të dashurit për t’u marrë pasurinë

E publikuar: 07/11/2017 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 70-vjeçare japoneze është dënuar me vdekje për vrasjen e katër burrave, njëri prej të cilëve ishte bashkëshorti i saj.

Chisako Kakehi është akuzuar për përdorimin e cianidit për të vrarë dashnorët e saj dhe për të bërë miliona nga pagesat e sigurimeve. Avokatët e saj planifikojnë të apelojnë dënimin.

Prokurorët thanë se ajo kishte në shënjestër burra të pasur që ishin kryesisht të moshuar ose të sëmurë.

Ajo u bë e njohur në mediat japoneze si e vejusha e zezë, një emërtim që përdoret për merimangën që vret shokët e saj pas seksit.

Gjykata e Kiotos vendosi që Chisako Kakehi ka përdorur cianidin “me një qëllim që t’u merrte jetën katër viktimave të saj dhe ajo ishte përgjegjëse për krimet.
‘Vejusha e Zeze’  megjithatë ishte diagnostikuar me çmenduri.

“Vrasjet kanë qenë të qëllimshme, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të imponoj dënimin përfundimtar”, tha gjyqtari Ayako Nakagaëa.

Kakehi, e cila i kërkoi gjyqtarit të fliste me zë të lartë gjatë procedurës, nuk tregoi asnjë emocion kur u deklarua dënimi.

Ajo ishte akuzuar për vrasjen e bashkëshortit të saj të katërt, 75 vjeç, Isao Kakehi, më 28 dhjetor 2013, një muaj pasi u martuan.

Ajo u akuzua gjithashtu për vrasjen e dy të dashurave të tjerë, të moshës midis 70 dhe 80 vjeç, dhe vrasjen dhe vjedhjen e një të dashuri tjetër, i cili më vonë vdiq nga kanceri.
Ajo shkonte nëpër agjensi martesore dhe kërkonte në mënyrë specifike që të takonte burra që ishin të pasur dhe pa fëmijë.

Mësohet se Kakehi trashëgoi rreth 8.8 milion dollarë pasuri.
Gjatë gjyqit ajo se pranoi vrasjen e Isao Kakehit, duke thënë se ai nuk e kishte trajtuar atë mirë financiarisht.

Avokatët e saj thanë se dëshmia enuk mund të besohej për shkak të çmendurisë nga e cila vuan. Ata kanë apeluar kundër dënimit me vdekje në një gjykatë më të lartë, duke argumentuar se çmenduria e saj do të thotë se ajo nuk mund të mbajë përgjegjësi penale