Vedati zgjedh videon më EPIKE që ta urojë ‘Shën Valentinin’ (Video)

E publikuar: 15/02/2017 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

‘Shën Valentini’, data kur dashuria shprehet e festohet më shumë, është uruar edhe nga shumë fytyra të njohura publike.
Mirëpo, ndonëse uruan për më shumë dashuri, në shumë çifte në Kosovë, akoma ka grindje, dhunë e mosmarrëveshje, shkruan lajmi.net

Lexo edhe Ja nga sa paguhen këngëtarët nëpër koncerte, shuma është marramendëse
E një pasqyrim të kësaj gjendje, shpesh e kanë bërë aktorët e grupit Stupcat në serialin Egjeli.

Osmani, në rolin e tetës Gjylë shpesh ka marrë ‘dajak’ nga Mensuri që kishte rolin e axhës Sheqë. E Vedati, në rolin e Likit, shpesh i ka dhënë këshilla tetës Gjylë si të reagojë kur Sheqa ushtron dhunë në të.

Në njërën nga seritë, Liki i kërkoi Gjylës ta ngritë zërin kundër dhunës ndaj grave.

Pikërisht këtë pjesë Vedati e shfrytëzoi që të urojë Shën Valentinin, duke lënë të nënkuptojë që gratë që ndihen të dhunuara, duhet ta ngritin zërin kundër kësaj dukurie!/Lajmi.net/