Vedat Muriqi nuk ndalet, shënon sërish në fitoren e Rizespor

E publikuar: 23/02/2019 03:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po i ndihmon Rizesporit me golat e tij, për të qëndruar në Superligën e Turqisë.

Prizrenasi arriti të shënojë gol në minutat shtesë të ndeshjes për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij.

Muriqi shënoi nga një top kthyes në minutën e 94-të.

Aatif Chahechouhe dhe Prejuce Nakoulma shënuan golat e tjerë.

Ky ishte goli i tetë i lojtarit në Superligë, duke u renditur i teti në listën e shënuesve më të mirë.

Rizespor është në formë të jashtëzakonshme, pasi nga vendi i fundit në renditje është ngjitur në vendin e tetë.

Pesë fitore dhe një barazim në gjashtë ndeshje, kanë bërë që skuadra të ngjitet në renditje.

Rizespor ka 28 pikë aktualisht. /Telegrafi/