Vedat Bajrami ka një mesazh motivues për Besart Berishën dhe të sapoardhurit tjerë (Foto)

E publikuar: 24/03/2017 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova do të luajë sonte një ndeshje në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.

Përfaqësuesja jonë do të ballafaqohet me islandezët në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës.

Në mesin e 24 futbollistëve, për herë të parë janë ftuar edhe Besart Berisha, Atdhe Nuhiu, Donis Avdiaj dhe Lirim Kastrati, transmeton Telegrafi.

E për këta katër futbollistë ka një mesazh edhe aktori i grupit të humorit ‘Stupcat’, Vedat Bajrami.

“Besart, Donis, Atdhe dhe Llirim, mire se erdhët në shtëpinë tuaj, Kosovën tonë. Në fitore dhe në humbje, përgjithmonë jemi me ju. Të rritur prej lufte – ma të forte se frika”, ka shkruar Vedati në llogarinë personale në Facebook teksa shihen fotografitë e të katë lojtarëve të sipërpërmendur.

Ndryshe, takimi do të fillojë në ora 20:45 dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur me tifozë shqiptarë.