Vedat Bajrami dhe Ernis Ibra në një projekt të përbashkët

E publikuar: 12/06/2020 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktori i njohur i stupcave Vedat Bajrami është shumë i pëlqyer për rolet e tij, kryesisht nga publiku shqiptar.

Përmes një fotografie në rrjetet sociale, ai ka treguar se ka filluar një bashkpunim me aktorin e ri shqiptar, që u bë emër në Turqi, Ernis Ibra.

Me këtë të fundit ai ka darkuar në njërin nga restorantet e Prishtinës, ndërsa përmes fotografisë bëhet e ditur se diçka e re po vjen përmes titullit “Së shpejti”.

Kujtojmë se kompania filmike “Ay Yapim”, e cila merret me realizimin e serialeve më të njohura në Turqi, i ka bërë ofertë Ernis Ibrës për të luajtur rolin e një shqiptari të rritur në Stamboll, në serialin e ri televiziv që ata do ta realizojnë gjatë vitit 2020.