Vecino në dyshim për Milanin, Politano kërkon angazhim për fitore

E publikuar: 16/10/2018 19:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të dielën me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet derbi i njohur si Madonina mes Interit dhe Milanit.  

Tashmë kur kanë mbetur disa ditë, skuadrat kanë filluar t’i bëjnë kalkulimet edhe me lëndime.

Matias Vecino mund të mos jetë gati për ndeshjen.

Ai u lirua nga kombëtarja, pasi kishte ndjerë dhembje në gjurin e djathtë dhe nuk luajti kundër Japonisë.

Matias Vecino . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Sipas Sky Sport Italia, ai nuk ka rrezikuar për këtë ndeshje që të jetë i gatshëm për derbi.   Mësohet se Vecino do të bëjë teste që të dihet shkalla e dëmtimit.

Në anë tjetër Matteo Politano, beson se Interi ka nevojë që ta zhvillojë një ndeshje të përsosur, që të fitojë ndaj Milanit.

“Ne kemi nevojë për një ndeshje të përsosur”.

Matteo Politano . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

“Milan është një ekip i fortë me lojtarë të fortë. Ne do të përpiqemi të luajmë mirë dhe të bëjmë qytetin krenar për ne”.

“Icardi apo Higuain? Icardi. Ai është një lojtar me të vërtetë i fortë dhe i jashtëzakonshëm në zonë. Nuk ka shumë lojtarë si ai”, ka thënë Politano. /Telegrafi/