Vë zjarr në garazh të veturave por e pëson edhe vet (Video)

E publikuar: 10/04/2017 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person në Suedi i ka vënë zjarrin një garazhi të mbushur me automjete.

Në videon e regjistruar nga kamerat e garazhit, shihet se si një person me rroba të zeza dhe me kapelë shpërndan me kujdes benzinën nëpër të gjitha makinat dhe pastaj edhe ia vendos zjarrin.

Mirëpo ai nuk e kishte menduar se çdo gjë mund t’i shkonte keq. Përderisa ai deshi të shkrep zjarrin, u përfshi edhe vet nga flaka. Në këtë mënyrë ai doli jashtë duke vrapuar me gjithë flakë.

Nuk dihet nëse ai ka shpëtuar, por tani po kërkohet nga policia.