Vdiq edhe Arianit Gashi, personi i dytë i plagosur

E publikuar: 29/08/2016 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arianit Gashi 21 vjeçar është personi i dytë që ndërroj jetë sot pas plagëve të marra nga sulmi i një të dyshuari i cili gjuajti me armë pranë Parkut të Qytetit.

Vdekjen e të riut e konfirmoi zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu i cili tha për Gazetën Fjala, se Gashi ka ndërruar jetë rreth orës 16:30.

Përleshja e sotme që ndodhi në parkun e qytetit, la të vdekur dy persona. Lëndimeve të marra nuk mundi t’i mbijetoj, asnjëri prej tyre. Më herët u konfirmua vdekja e Eron Agajt.