Vdesin edhe dy persona nga koronavirusi në Kosovë

E publikuar: 22/06/2020 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë vdekur edhe dy persona me COVID-19 në Kosovë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 39.

“Klinika e Pulmologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot më 22 qershor 2020, në orët e vona të pasditës në këtë klinikë kanë vdekur dy pacientë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Njëri është nga Gjilani, e tjetri nga Prishtina, transmeton KOHA.