Vdesin dy vëllezër në Prilluzhë të Vushtrrisë, hetohen si “vdekje të dyshimta”

E publikuar: 17/06/2020 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy vëllezër kanë vdekur sot në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë.

Këtë e ka konfirmuar për KOHË-n zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rasti po hetohet si ‘vdekje e dyshimtë’ dhe shkaqet e vdekjes mbeten të sqarohen pas autopsisë”, ka thënë Zahiti.

KOHA mëson se të dy personat janë të komunitetit serb.