Vdesin dy pacientë me Covid-19 në Gjakovë

E publikuar: 26/07/2020 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Spitali i Përgjithshëm Gjakovë në raportin 24 orësh, ka njoftuar se kanë vdekur dy pacientë, si dhe katër të tjerë janë në gjendje të rënd.

Sipas raportit, në këtë spital janë 47 pacientë të hospitalizuar që trajtohen për Covid, 16 pacientë të konfirmuar Pozitiv me COVID-19, 31 pacientë janë të pakonfirmuar, 24 pacientë janë me oksigjenoterapi, 4 pacientë janë në gjendje të rënde, 2 pacientë kane vdekur, 7 pacientë gjatë 24 orëve janë liruar për në shtëpi .

Po ashtu, njoftohet se personel shëndetësorë të infektuar me Covid -19, aktiv janë 3 mjekë dhe 7 infermiere.

“Duke respektuar udhëzimet e ndihmoni veten, familjen dhe personelin shëndetësorë”, thuhet në njofitm.