Vdesin 55 persona nga të ftohtit në Evropë

E publikuar: 02/03/2018 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ftohti siberian, i përplasur mbi Evropë në dalje të dimrit, ka marrë 55 jetë njerëzish.

Sipas asaj që raporton BBC, situata më e rëndë konstatohet në Poloni, ku të viktima janë të paktën 21.

Shtatë të vdekur të tjerë janë regjistruar në Sllovaki dhe në 6 në Republikën Çeke.
Viktima ka pasur edhe në Spanjë 5, në Lituani 4, në Francë 2, në Serbi, Itali, Slloveni dhe Rumani. Një i vdekur është raportuar edhe në Britaninë e Madhe.