Vdes shkrimtari dhe dramaturgu Musa Ramadani

E publikuar: 10/03/2020 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka ndërruar jetë sot në moshën 76 vjeçare Musa Ramadani, shkrimtar e dramaturg i mirënjohur kosovar.

Homazhet për nder të jetës dhe veprës së tij do të mbahen nesër në hollin e Teatrit Kombëtar duke filluar prej orës 10:30 deri në ora 12:00, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 15:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.