Vdes Rebeka Rexhepi, humbë betejën me kancerin

E publikuar: 18/03/2016 08:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rebeka Rexhepi, e cila para dy viteve u diagnostifikua me kancer, ka ndërruar jetë. Lajmi për vdekjen e Rebekës është postuar nga shumë shokë e shoqe të saja.

Rebeka në moshën 16 vjeçare u përballë me sëmundjen e kancerit. Që ajo të shërohet shumë qytetarë të Kosovës i dolën në ndihmë që Rebeka të shkojë jashtë vendit dhe të marrë trajtimin e duhur.

Në gusht të 2014’tës, nëna e saj, Xheraldina e cila përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, ka thënë se Rebeka është shëruar nga kanceri.

“My baby is kancer free!!!!!!! Miq, Rebeka sot zyrtarisht është e shëruar”, ka shënuar ajo në facebook.

Nëna e saj Xheraldina, ka luftuar me të gjitha forcat që vajza e saj të shërohet plotësisht nga kanceri, mirëpo sëmundja iu kthye përsëri.