Vdes personi që u aksidentua teksa punonte në një shtëpi në Obiliq

E publikuar: 04/06/2019 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person që ishte lënduar më 29 prill teksa punonte në një shtëpi në Obiliq, ka vdekur në QKUK.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të policisë ku theksohet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institucionin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet, thotë Policia në raport.

“Asgjësim apo dëmtim, largim i pajisjeve mbrojtëse, rrezikim i sigurisë në vendin e punës

Obiliq 29.04.2019-15:00. Nga klinika Intensive në QKUK, raportohet se ka ndërruar jetë viktima mashkull K/ Shqiptar i cili me datën e lartcekur ishte rrëzuar derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.