Vdes një zyrtar i LDK’së në Ferizaj

E publikuar: 12/05/2020 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj ka njoftuar se ka ndërruar jetë anëtari i kryesisë së degës së LDK’së në Ferizaj, Shyqeri Mehmeti, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Salihaj ka thënë se Mehmeti ka qenë për disa vite edhe kryetar i nëndegës së VI’të.

“Shyqeri Mehmeti ishe disa vite kryetar i nëndegës së VI, si dhe shumë vite anëtar i kryesisë së degës së LDK-së në Ferizaj, një veprimtar i palodhshëm i situatave të vështira, njeri i drejtë dhe i guximshëm. Ishte disa mandate drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, me ç’rast u shqua si menaxher dhe organizator i mirë, duke u dalë në ndihmë të gjithë atyre që patën nevojë për shërbimet e këtij institucioni”, ka shkruar ai.