Vdes një punëtor në Minierën e Trepçës

E publikuar: 25/09/2020 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një punëtor ka vdekur në Minierën e Trepçës. Kryeinspektori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerare, Fatmir Gërguri ka treguar për KosovaPress se punëtori ishte duke punuar në njësinë përkatëse flotacion.

Gërgur ka thënë se punëtori është zënë nga shiriti derisa ishte duke punuar e ku ka humbur krahun, por që ka theksuar që detaje tjera rreth rastit tragjik ende nuk dihen.

“Aksidenti ka ndodhur me fatalitet, njësia përkatëse, flotacionit. Detaje tjera nuk kemi, inspektorati ka dalë në vend të ngjarjes dhe e do të japin detaje. E ka zënë shiriti ku fillimisht e ka humbur krahun por se si ka ndodh nuk kemi informata, pas pak do të dihet gjithçka”, tha ai.