Vdes një person pas aksidentit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

E publikuar: 01/05/2018 23:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, në dalje të fshatit Milloshevë.

Aksidenti ka ndodhur sonte pas orës 22:00. Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, komandanti i trafikut për Prishtinë, Milaim Fejzullahu. Sipas tij, një veturë e tipit Opel Corsa është vetaksidentuar.