Vdes një person në QKUK, pasi u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore

E publikuar: 21/06/2020 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili ishte duke u mjekuar nga data 19 qershor

Sipas policisë, viktima ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Është raportuar se  viktima mashkull kosovar, ishte sjellë në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Me datën 20.06.2020 në QKUK viktima  ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Po ashtu bëhet e ditur se njësitë relevante policore janë marrë me rastin, është njoftuar prokurorit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë  i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia njofton se rasti vazhdon të hetohet.