Vdes një grua në një spital privat në Prishtinë, burri i saj hedh dyshime se nuk ia vendosen stendat

E publikuar: 30/11/2020 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua ka vdekur në një nga spitalet private në Prishtinë. E burri i saj thotë se ruaja ka vdekur gjatë intervenimit e që gruaja e tij muaj më parë kishte vendosur stenda por megjithëkëtë gjendja e saj nuk ishte përmirësuar.

E për çka burri i saj ka hedhur dyshime që stendat nuk i janë vendosur fare dhe kërkon që rasti të hetohet.

Këtë rast ai e ka paraqitur edhe në polici.

Nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh kanë raportuar se trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Prishtinë, 29.11.2020 – 15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e tij femër kosovar ka ndërruar jetë gjatë një intervenimi në një spital. Sipas ankuesit ajo ka vendosur disa stenda para disa muajve por gjendja e saj nuk është përmirësuar, i njëjti dyshon se stendat nuk i janë vendosur fare dhe kërkon që rasti të hetohet. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raporton e policisë.