Vdes një fëmijë në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë (Foto)

E publikuar: 05/08/2015 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një fëmijë gjashtë vjeçar ka mbetur i vdekur nga një aksident i rëndë trafiku që ka ndodhur në fshatin Breznicë të komunës së Obiliqit, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku nga goditja e rëndë, si pasojë ka humbur jetën një fëmijë i moshës 6 vjeçare.

Në fotografitë e aksidentit shihen dy vetura që janë përplasur mes vete.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë rajonale të Kosovës, e cila tha se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një këmbësor, meqë rast këmbësori ka ndërruar jetë.

“Të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes, këmbësori ka humbur jetën, pra aksidenti është me fatalitet. Vdekjen e këmbësorit e ka konfirmuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti në një deklarim për lajmi.net.