Vdes një femër në burgun e Lipjanit

E publikuar: 20/06/2020 18:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në burgun e Lipjanit sot rreth orës 17:00 ka vdekur një femër e cila ishte duke e vuajtur dënimin.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke e trajtuar rastin.

“Sot, më 20.06.2020, pak para orës 17, policia është njoftuar për një rast në Burgun e Lipijanit, ku një femër e cila ishte duke vuajtur dënimin ka humbur jetën. Policia ka shkuar në vend-ngjarje dhe është duke e trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi.