Në rrugën Ferizaj-Shtime vdes biciklist i gotitur nga makina

E publikuar: 11/02/2016 09:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:46 në fshatin Slivovë, ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit NN, i cili ishte duke lëvizur nga Ferizaj në drejtim të Shtimes, me të arritur në fshatin Slivovë, godet biçiklistin i cili ishte duke qarkulluar në të njëjtin drejtim dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ku si pasojë e kësaj goditje lëndime vdekjepruese merr drejtuesi i biçikletës M. Q. (m/sh/k 70 vjeçar), vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar i emergjencës së Ferizajt.

Në vendin e ngjarjes ka qenë prezent prokurori i Prokurorise së Shtetit, ku me urdhëresë të tij, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me identifikimin e ngasësit të dyshuar, si dhe automjetit.

Luten qytetarët që në vendin dhe kohën e aksidentit kanë qenë në afërsi, apo kanë ndonjë informatë lidhur me këtë rast, të njoftojnë stacionin më të afërt të Policisë.