Vdes nëna e kryeministrit Edi Rama

E publikuar: 01/08/2020 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare nëna e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Aneta Rama.

Lajmin e dha vetë Rama përmes një postimi në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Edi Ramës:

Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam🙏